Seanca e sotme plenare e Kuvendit nuk ka pasur vetëm debate dhe sherre, por edhe momente pikante. Në një çast Xhelal Mziu është kapur duke “përgjuar” Sali Berishën që po shkruante në telefon.

Vite më parë, Mziu është shprehur se Sali Berisha është idhulli i tij, mirëpo në përplasjen mes liderit historik të së djathtës dhe Lulzim Bashës, Mziu mbajti krahun e ish-kryetarit duke sjellë ftohjen e raporteve.