Avokati Idajet Beqiri ka kallëzuar në SPAK familjen e Monika Kryemadhit për kryerjen e ndërhyrjejeve estetike me vlerë mbi 28t mijë euro, duke i akuzuar ata për shpenzimin e shifrave marramendëse.

Beqiri tha se ka faturat speciale të spitalit në San Marino, të cilat konfirmojnë ndërhyrjet estetike të familjes Meta.

Sipas tij, me këto para, Monika është bërë për Miss Albania bashkë me Metën e të tre fëmijët.

“Është një aferë e rëndë që tregon bankën që kanë kaluar lekët për operacionin e Monikës, Metës, të të tre fëmijëve, është spitali më i shtrenjtë në botë në San Marino,

Aty kanë hyrë lekët, kam faturën speciale, numrin e faturës, për llogari të kujt kanë dal këto, të gjitha këto prova i kam dorëzuar në SPAK.

Bëhet fjalë për mbi 28t mijë euro. Me këto para nga një kompani offshore që janë dorëzuar në spital me emër e mbiemër, Monika është ndryshuar, është bërë për miss Albania.

Monikën e kanë parë, komshinjtë përshembull, si ishte dhe si është bërë si lule. E kanë parë edhe Ilirin.

Por, jo me 287 mijë euro të shqiptarëve që nuk i deklaron dhe nuk ke paguar taksa dhe nuk dihet nga vijnë”, tha ai..

Leave a Reply