Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar se në rast se do të kishte 28 firma do të propozonte kandidat për president Pandeli Majkon. Ajo deklaroi se do të ishte më e ndershme sikur PS të thoshte që “do ta zgjedh presidentin vetë, pasi qytetarët më votuan më 25 Prill”.

“Në këndvështrimin tim është më e ndershme që PS të thotë do ta zgjedh unë presidentin sepse qytetarët më votuan më 25 prill, pavarësisht se ne kemi shqetësimet tona. Kryeministrit i duhet një president që nënshkruan marrëveshje që janë në kurriz të shqiptarëve.

Përfshirja në proces nuk është të jesh ushtar i Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit, nëse unë kam firmat do të propozoja kandidat për president. Ato kanë Lulzim Bashën kandidat për president, kam dëgjuar që Basha ka qenë kandidat.

Ata i kanë 28 firma dhe le ta propozojnë është vlerësimi i madh që Rama ta shpërblejë për atë çfarë i bëri. Ata kanë alternativa shumë të mira. Kujtoj në zgjedhjen e Lindita Nikollës kam votuar kundër, pra është përfshirja është me rëndësi. Ka një mundësi që t’i përfshihesh në proces. Po të kisha 28 firma do propozoja, unë do të propozoja një kandidat. Unë do të propozoja Pandeli Majkon nëse do të kisha 28 firmat”, deklaroi Kryemadhi në News 24.