E ftuar në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, kryetarja e LSI ka deklaruar se se PD theu koalicionin më 25 prill, duke ndërhyrë që mandatet e LSI të kalonin në favor të PS.
Ajo tha se raste të ngjashme ka pasur në Elbasan, Durrës, Berat dhe Vlorë.
“Komunikimi im me Bashën ka qenë para 1 marsit, ku është bërë debati për çështjen e Elbasanit. Dua të theksoj dhe e bëra të qartë. Në Berat, haptas fare dhe ndërhyrja e komisionerëve të PS ishte për shitjen e mandatit të LSI te PS, e njëjta gjë në Durrës, Korçë, Vlorë. Gjatë ditës së zgjedhjeve i kam uruar suksese dhe ka qenë momenti i komunikimit të deputetëve të Elbasanit dhe numërimit në mandatin e Durrësit. Numëruesit e PD futeshin në sulm për të zhvlerësuar votat e LSI. Nga ai moment s’kam komunikuar më me të, më ka marrë në telefon dhe nuk i kam kthyer”, tha Kryemadhi.