Shkëlzen Bushati, vëllai i Alma Arrazit, ka qenë në një lidhje direkt në News 24, ku ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku 39-vjeçarja u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna së bashku me tre fëmijët e saj.

Ai ka treguar detaje sa i përket konflikteve mes çiftit, fundi i të cilave konkludoi në një tragjedi.

Për herë të fundit me Almën kam folur në datën 1, që më ka uruar për diçka dhe nuk kam folur më. E pyeta si je si po shkojnë punët, kaq. Mora vesh që ky kishte një lidhje, ne e dinim dhe për këtë arsye ka debatuar motra. 

Ndenji pak kohë tek ne, komunikoi sërish me bashkëshortin sepse ai i tha dua që të rri me ju. Ajo u kthye por ai nisi sërish, kunati e ka tradhtuar motrën me të njëjtën vajzë.

Unë vetë nuk e njoh, nuk di nëse motra e njihte. Thjesht më kishte thënë që dyshonte për një vajzë, motra i ka kapur telefonin, i ka pasur edhe video.

Alma me Erdgysin kanë 10-12 vite të martuar, janë marrë me dashuri jo me shkuesi”, tha ai./BW