Aktorja Monika Lubonja i është përgjigjur një personi që siç duket ka kritikuar lojën që ka bërë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. E ftuar në ‘Why Not’, Lubonja nuk preferoi të thoshte emër, por shtoi se shumë gazetarë si ajo e drejtuese emisioni jetojnë duke ftuar e duke intervistuar njerëz si ajo. Lubonja tha se ajo jeton gjitçka siç e mendon e nuk merr urdhra nga askush.