Aktorja Monika Lubonja i është përgjigjur një personi që siç duket ka kritikuar lojën që ka bërë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. E ftuar në ‘Why Not’, Lubonja nuk preferoi të thoshte emër, por shtoi se shumë gazetarë si ajo e drejtuese emisioni jetojnë duke ftuar e duke intervistuar njerëz si ajo. Lubonja tha se ajo jeton gjitçka siç e mendon e nuk merr urdhra nga askush.

Unë kam lexuar shumë lajme, shumë artikuj dhe bmë vjen keq. Më vjen keq sidomos për një gazetare që më ishte referuar si një ‘njeri që ka ardhur me patericë në këtë jetë’. Nuk ka rëndësi t’ja them emrin, sepse tashmë do të na ndjekë e do ta kuptojë. Ka edhe drejtuese emisioni që të drejtohen ashpër. Nëse nuk do të ishim ne kështu siç jemi, këta që jemi, me këtë art, me çfarë do t’i mbushnin studiot këto? Unë nuk marr urdhra as nga shefat, as nga askush, jam një Monikë që e them atë që mendoj. Unë kam qenë 19 vjeç kur kam nisur karrierën dhe ajo ka qenë diku tek 12 vjeç. Se nga më njihte…”- tha Lubonja.