Zbardhen të tjera detaje nga dosja e pastrueses që vodhi mbi gjysmë milioni euro. Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir, të akuzuar për vjedhjen në banesën e një ish-zyrtareje të lartë, Alda Klosit këshilltare në Kryeministri janë përgjuar brenda komisariatit duke folur për shumën e dytë që u zbulua në banesën e tyre në pjesën e tubit të aspirimit.

Por si i futi policia në kurth për të shkuar te shuma e dytë mbi 400 mijë euro?

Në shtëpi ditën e parë u zbulua dhe sekuestrua shuma 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë. Në momentin që u arrestuan, policia i futi bashkë nënë e bir në komisariat. Brenda qelisë vendosi edhe një përgjues ambiental.

Të arrestuarit planifikonin planin e daljes duke u shprehur me kode për pjesën tjetër të shumës që kishin ende jashtë që nuk ishte zbuluar. Mes fjalive që kanë përdoruar ka qenë edhe “kemi të tjerat atje lart”.

Unë kam tërhequr vetëm 50 mijë Euro”- i thotë djali nënës. Më pas djali e pyet, “çfarë ke thënë për mua në dëshmi?”.

Pjesë nga audiopërgjimi:
HavieriÇfarë ke thënë ti për mua?
NënaAsgjë, do rri unë këtu. (Nënkupton se do ta marrë ajo përsipër vjedhjen)
Havieri: Lekët atje lart te shtëpia do t’i nxjerr unë. (Bazuar në këtë fjali është urdhëruar kontrolli i dytë ku u gjetën paratë e tjera në tubin e aspirimit)

Kaq ka mjaftuar që policia të vendoset sërish në lëvizje. Po ku atje lart? Hetuesit e kanë kontrolluar shtëpinë në cdo cep për të shkuar te tubi i aspirimit ku gjetën 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri.

Bashkëshorti  Rozetës, Spartak Dobi tha se nuk kishte dijeni për vjedhjen e gruas e cila sipas tij bashkë me njerëzit e saj ka implikuar djalin.