Vetëm pak orë na ndajmë nga nata e parë gjysëm finale e Eurovizion 2022 ku e para që do të performojë do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati.
Pak orë para performancës Ronela ka dhënë dhe mesazhin e saj për të gjithë shqiptarët ku në njv story në Instagram është shprehur se sot është nata ku duhet të kërcejnë dhe jo të merren me llafe.
“Kjo është për shqiptarët në Shqipëri: Mos bëni shumë llafe sot me moralizma por çohuni dhe kërceni”, shkruan Ronela.
Ndërkohë në n jë story tjetër ajo i fton të gjithë që të mos harrojnë të votojnë për Shqipërinë.
“Dhe kjo është për shqiptarët dhe çdo njeri tjetër: Mos harroni të votoni, 01, sonte.”, shkruan ajo.