Dashi

Gjatë kësaj dite do zgjidhni shumë pikëpyetje të jetës tuaj dhe do ndiheni shumë më të qetë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift ka për të qenë e shkëlqyer. Pasioni do ndizet si asnjëherë më parë dhe do ju duket vërtet sikur jeni nëpër ëndrra. Ju beqarët do jeni mjaft aktivë dhe do keni plot njohje të reja. Shiheni me kujdes secilin nga personat sepse dikush mund të jetë i duhuri. Në punë do jeni shumë të përqendruar dhe do ju shkoni deri në fund projekteve të nisura. Gjithmonë do verifikoni para se të hidhni hapin e fundit. Në planin financiar planetët do ju bëjnë më të logjikshëm dhe më të kujdesshëm, prandaj gjendja do mbetet e mirë.

Demi

Gjatë kësaj dite do jeni mjaft të kthjellët dhe do dini se çfarë hapash të hidhni. Për ju të dashuruarit pritet një ditë shumë e mirë për të marrë vendime të rëndësishme në jetën tuaj sentimentale. Do ndiheni për mrekulli pranë partnerit dhe mund të hidhni pa frikë edhe disa hapa më tej. Ju beqarët me shumë gjasë do filloni një lidhje të qëndrueshme e cila do ua mbushë jetën me gëzim. Në punë do bini dakord për gjithçka me kolegët tuaj dhe së bashku do arrini ta përmbyllni me sukses një projekt të madh. Do ndiheni më të qetë dhe do e shihni të ardhmen me pozitivitet. Në planin financiar do keni fat me shumicë. Gjendja do përmirësohet dhe kjo do ju lejojë të kryeni shpenzimet e dëshiruara.

Binjakët

Venusi do ju ndihmojë të fitoni më shumë besim tek vetja sot megjithatë ende do duhet pak kohë për të qenë plotësisht të gatshëm që të veproni. Ju të dashuruarit nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe sot sepse atëherë kur nuk do e prisni situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Ju beqarëve nuk do iu pëlqejnë sa duhet personat që do takoni prandaj dhe nuk do jeni dakord për tu takuar më tej. Në punë do jeni më të hapur edhe për gjëra të reja dhe do pranoni disa propozime që do ju bëjnë eprorët. Financat më në fund do fillojnë të stabilizohen. Pas kaq kohësh do ndiheni më të qetë kur të shpenzoni.

Gaforrja

Ka mundësi t’iu ndryshojë herë pas here humori gjatë kësaj dite dhe mezi do i bëni disa gjëra që nuk duhen lënë pas dorë. Ju të dashuruarit do e forconi edhe më tepër lidhjen tuaj. Çdo moment të lirë do mundoheni ta kaloni me partnerin dhe do ja plotësoni dëshirat njëri-tjetrit. Ju beqarët do bëni mirë të mos afrohen me persona që sapo janë ndare nga dikush tjetër sepse vetëm sa do lëndohen. Në punë të gjitha përpjekjet që keni bërë do ju shpërblehen dhe mund të futeni në një etapë shumë herë më interesante se më parë. Të ardhurat do përmirësohen tej mase dhe gjithçka do jetë si pasojë e përkujdesit të treguar së fundmi.

Luani

Klima yjore do vijë duke u ngrohur nga ora në orë sot kështu që mo0s e humbisni besimin për asnjë çast. Ju që keni një lidhje deri në mesdite do i keni sqaruar të gjitha mosmarrëveshjet dhe problemet që keni pasur me partnerin tuaj. Do ndiheni më të qetë dhe në mbrëmje mund të flisni edhe qetësisht me të. Ju beqarët do bëni mirë të mos nxitoheni dhe të prisni edhe pak kohë për të filluar një lidhje. Në punë keni për të pasur edhe me shumë besim tek vetja. Pavarësisht se çfarë ka ndodhur në të kaluarën ju jeni të bindur se mund të arrini atje ku ju kërkojnë shefat. Buxheti do jetë goxha i mirë, por nëse kryeni shpenzime të pamenduara mund të keni tronditje më vonë.

Virgjëresha

Falë Mërkurit dhe Hënës sot do e keni më të lehtë të përshtateni me çdo gjë dhe nuk do debatoni me ata që ju rrethojnë. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit keni pasur vështirësi sot gjendja do fillojë të stabilizohet ndjeshëm. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do kërkoni falje menjëherë. Ju beqarët mund të keni vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa kaq. Në punë do jeni konkretë dhe realistë kështu që gjërat do evoluojnë pozitivisht. Mund të nënshkruani edhe kontrata të reja shumë të leverdisshme. Buxheti do jetë shumë i mirë, por nëse shpenzoni pa u menduar për të ardhmen gjendja mund të destabilizohet.

Peshorja

Gjatë gjithë kësaj dite do jeni paksa kokëfortë dhe nuk do ju pëlqejë që të tjerët t’iu vënë në pah gabimet që bëni. Mundet të futeni edhe në kontradikta. Ju të dashuruarit do keni ndryshime të shpeshta humori dhe kjo mund të ndezë herë pas here debate me njëri-tjetrin. Bëni kujdes me fjalët që do thoni dhe me vendimet që do merrni. Ju beqarët nuk do preferoni të dilni nëpër takimet ku do ftoheni dhe sërish keni për të mbetur vetëm. Në punë duhet të mundoheni të përdorni komunikimin për të zgjidhur problemet sepse me inat vetëm sa do i ndërlikoni gjërat. Në planin financiar gjendja do përmirësohet më shumë nga sa e kishit menduar.

Akrepi

Sot nuk do i bëni gjërat përgjysmë. Saturni dhe Venusi do jenë mbështetje e fortë që do ju çojnë atje ku dëshironi. Për ju të dashuruarit nuk pritën momente shumë të qeta kështu që mund të ndiheni keq për disa çaste. Më mirë flisni hapur me partnerin tuaj dhe mund të bëni edhe gjëra që dikur as nuk i kishit menduar. Ju beqarët nuk duhet të fiksoheni pas pamjes së jashtme sepse në shumë raste ajo zhgënjen. Në punë më mirë mos ja lini asgjë rastësisë dhe verifikoni çdo gjë para se të veproni. Mos bëni gabime të cilat në fakt mund t’i shmangni. Dielli dhe Mërkuri do sjellin qëndrueshmëri në sektorin e financave. Nuk do e keni problem të kryeni edhe ndonjë shpenzim më shumë.

Shigjetari

Ka rrezik që dita e sotme të jetë problematike për ju dhe shpesh mund të gjendeni në vështirësi për të ecur përpara. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet as ta teproni me xhelozinë dhe as të nxitni kot xhelozinë e partnerit tuaj. Ai nuk do jetë në humor të mirë dhe mund t’iu dalin probleme. Nëse jeni beqarë do keni mundësi të shumta për takime, por nuk duhet të hidhni hapa të menjëhershme. Njëherë për njëherë mjaftohuni thjesht me njohjen. Në punë nuk është nevoja të thoni “po” për çdo gjë, por ama as nuk duhet t’i kundërshtoni shefat në çdo gjë që ata do ju thonë. Buxheti do ekuilibrohet ndjeshëm dhe mund të bëni edhe disa investime.

Bricjapi

Hëna nuk do jetë pozicionuar mirë gjatë kësaj dite dhe mund t’ua ndryshojë humorin ditë pas dite. As vetë nuk do e kuptoni se çfarë doni në të vërtetë. Për ju të dashuruarit do ketë plot momente të paqëndrueshme. Sado që të mundoheni nuk do mundni dot të gjeni zgjidhje për problemet që keni pasur. Nëse jeni beqarë nuk do ndihen gati për të filluar një lidhje dhe do refuzoni edhe disa persona vërtet me vlera. Në punë do keni shumë gjëra për të rregulluar, por kjo nuk duhet t’iu trembë. Kush tha që ju nuk i keni aftësitë për t’ia dalë? Plutoni do pozicionohet keq në sektorin e financave dhe ka rrezik që t’iu nxitë të shpenzoni pa menduar.

Ujori

Sido që t’iu vijnë gjërat gjatë kësaj dite mundohuni të mos merrni vendime të pamenduara. Dëgjoni më shumë arsyen dhe keni për të dalë të fituar. Për ju që keni një lidhje nuk do ketë momente aspak të mira. Do e keni mendjen tek puna dhe do e lini shumë pas dore partnerin ne kohën kur ai do ketë më tepër nevojë. Ju beqarët do keni komplekse pafund dhe të gjithë personave që do takoni do ju gjeni nga një të metë. Për punën do jetë ditë përgjithësisht e qetë dhe pa ndonjë gjë të jashtëzakonshme për t’u veçuar. Buxheti nuk do jetë i keq, por kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni sa të dëshironi. Duhet menduar edhe për të ardhmen.

Peshqit

Nuk do jeni aspak të qëndrueshëm në mendime sot dhe nuk do ju kushtoni vëmendjen e duhur personave që do iu flasin. Ju që keni një lidhje, edhe pse jeni të dashuruar pas partnerit tuaj, ka rrezik që sot të mos i bëni dot ballë tundimit për të flirtuar me dikë tjetër. Kujdes sepse po nuk e kontrolluat dot veten gjithçka do marrë tatëpjetën dhe do pendoheni. Ju beqarët do keni një ditë të qetë dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Në punë do keni mbështetje shumë të madhe nga kolegët dhe fala atyre nuk do rrënoheni. Falënderojini dhe mbajeni marrëdhënien me ta sa më të mirë. Për financat duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat që do iu jepen nga specialistet.