Ministrja Elisa Spiropali është “përplasur” sot me deputetin e PD Gazment Bardhi, pasi ky i fundit po ndërhynte gjatë fjalës së saj.
Interpelancës me deputetin e PD-së, Agron Shehaj për investimet strategjike iu përgjigj ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, pas mungesës së Ramës, teksa herë pas herë ka ndërhyrë deputeti tjetër demokrat, Gazment Bardhi.
Elisa Spiropali: Do të ishte më mirë që këtë interpelancë ta kishte bërë një tjetër deputet. Ju zoti Shehaj si një njeri që e keni njohur suksesin në biznes, duhet që të ishit treguar më mirëkuptues, absuerde për ngritjen e një gjyqi popullor, po tentoni të cënoni thelbësisht reputacionin e subjekteve investuese
Elisa Spiropali: Mos qesh Gaz se shumë gaz të papërmbajtur ke këtë kohë
Gazment Bardhi flet nga vendi
Elisa Spiropali: Më lejoni t’ju them se fortuna që ngrini në gotat tuaja, është zukatje grerëzash
Gazment Bardhi flet nga vendi
Elisa Spiropali: Mos fol nga vendi. Ato investime janë një potencial
Lindita Nikolla: Zoti Bardhi ju është bërë zakon, mos flisni nga vendi.
Elisa Spiropali: Dua të sqaroj qytetarët se statusi i investitorit strategjik nuk është një dhuratë, është një e drejtë ligjore që u jepet atyre kundrejt një të mire që i sjellin këtij vendi.