Këngëtarja e dashur për publikun, Aurela Gaçe, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku nuk ka kursyer kritikat për artistet e reja.

Sipas saj, ato nuk këndojnë live dhe janë të fokusuara më shumë te performanca dhe “terk”-u. Me shaka, artistja e njohur u shpreh se ky brez bën vetëm “twerk” dhe këndojnë playblack.

Gjatë kësaj interviste, Aurela Gaçe tha se vetë ajo nuk bën “twerk”, por realizon performanca të zjarrta madje edhe pompa, gjë që nuk është aspak e lehtë.

“Një brez që vetëm bën twerk dhe mirë e bëjnë që e dredhin, por janë dhe playblack. Nuk jam kundër por edhe të këndojë. Meqë nuk bëj dot twerk…unë bëj pompa. E bëj për të treguar forcën e gruas dhe të një njeriu që po të dojë gjithçka e bën. Nuk është e lehtë edhe të hidhesh. Edhe Tina Turner hidhej, po… Nëse donin të kopjoni, kopjoni si duhet”, u shpreh këngëtarja e njohur, duke shtuar se nuk ka asgjë kundër.

Ndërkohë kujtojmë se Gaçe shumë shpejt do publikojë albumin e ri dhe do mbajë një tur në Shqipëri.