Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi mesditën e sotme se për shkak të situatës së rënduar të reshjeve në disa zona të vendit mësimi është ndërprerë në 56 shkolla. Kushi thotë se vendimi u mor për sigurinë e nxënësve, deri në përmirësimin e situatës.
“Ndërkohë, të gjitha strukturat tona janë vazhdimisht në terren dhe bashkitë janë angazhuar për të marrë masat dhe vlerësuar situatën hap pas hapi. Mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet në vijim sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP” mbyllet njoftimi.
LISTA E SHKOLLAVE TE MBYLLURA
1. Shkolla 9-vjeçare “Perlat”, Hamallaj,
2. Shkolla 9-vjeçare “Met Hasa”, Durrës,
3. Shkolla 9-vjeçare “Fshati Rinia”, Durrës,
4. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mehmet Shpendi”, Shalë,
5. Shkolla 9-vjeçare “Giman”, Shalë,
6. Shkolla 9-vjeçare “Theth” Shalë,
7. Shkolla 9-vjecare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,
8. Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,
9. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,
10. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,
11. Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,
12. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,
13. Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,
14. Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,
15. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,
16. Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult,
17. Shkolla Fillore “Azem Hajdari”, Fierzë,
18. Shkolla 9-vjeçare në Lugun e Zi, Tropojë e Vjetër,
19. Shkolla Mesme e Bashkuar “Oso Dauti”, Llugaj,
20. Shkolla 9-vjeçare ” Kolec Mekshaj”, Tale,
21. Shkolla 9-vjeçare “Grykë Lumi”, Shënkoll,
22. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Llesh Nik Daka”, Shënkoll,
23. Shkolla 9-vjeçare Marash Gjoni”, Rrilë,
24. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Zejmen”, Zejmen,
25. Shkolla 9-vjeçare “Spiten”, Zejmen,
26. Shkolla 9-vjeçare “Tresh”, Zejmen,
27. Shkolla 9-vjeçare “Pllanë”, Zejmen,
28. Shkolla 9-vjeçare (jopublike) “Effata”, Pllanë,
29. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Frank Bardhi”, Kallmet,
30. Shkolla 9-vjeçare “Rrabosht”, Kallmet,
31. Shkolla 9-vjeçare jopublike “Shën Eufemia”, Kallmet,
32. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndoc Gjetja”, Ishull Lezhë,
33. Shkolla 9-vjeçare “At Zef Pllumi”Shëngjin,
34. Shkolla 9-vjeçare “Fran Ivanaj”, Ishull Shëngjin,
35. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Kalivaç”, Ungrej,
36. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ungrej”, Ungrej,
37. Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, Lezhë,
38. Shkolla 9-vjeçare “Beselidhja”, Lezhë,
39. Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Fishta”, Lezhë,
40. Shkolla 9-vjeçare “Kosova”, Lezhë,
41. Shkolla 9-vjeçare “Nënë Tereza”, Lezhë,
42. Shkolla e mesme profesionale ‘Kolin Gjoka”, Lezhë,
43. Gjimnazi “Hydajet Lezha”, Lezhë,
44. Shkolla e Mesme Jopublike “Rrogacionistet”, Lezhë,
45. Shkolla jopublike “Academi Center”, Lezhë,
46. Shkolla jopublike 9-vjecare “At Shtjefen Gjecovi”, Lezhë,
47. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Karl Gega”, Balldren,
48. Shkolla 9-vjeçare “Torovicë”, Balldren,
49. Shkolla 9-vjeçare Kakarriq”, Balldren,
50. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Pjetër Zarishti”, Blinisht,
51. Shkolla 9-vjeçare “Troshan”, Blinisht,
52. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndre Mjeda”, Dajç,
53. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Gjovalin Gjadri”, Gjadër,
54. Shkolla 9-vjeçare “Mark Rrozhani”, Mabë,
55. Shkolla 9-vjeçare “Manati”, Kolsh,
56. Shkolla 9-vjeçare “Barbullojë e Re”, Kolsh.