Moti për ditën e Hënë dhe atë të Martë parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht në relievet kodrinore-malore. Nga dita e Mërkurë deri ditën e Premte moti parashikohet me diell por edhe me mbulesë vranësirash të cilat do të jenë të larta dhe transparente. Sipas SHMU ditën e Premte përjashtim bën zona e veriut e cila parashikohet me mot të vranët e alternime kthjellimesh.
Për ditën e Shtunë (dt. 17.09.2022) parashikohet një “anomali” e motit. Zona e veriut dhe specifikisht veriperëndimi parashikohen me rënie të theksuar temperaturash dhe reshje shiu me itensitet të lartë. Zona e qendrës dhe jugut fillimisht me kthjellime e më pas vranësira të dendura (përfshi reshje shiu) si dhe temperatura deri në 35-36°C. Gjithashtu në këto zona parashikohet edhe erë intensive me drejtim nga kuadrati i jugut.