
Shqipëria do vijojë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta deri në orët e mesditës ku priten zhvillime të përkohshme të vranësirave duke krijuar mundësi për rrebeshe afat-shkurtra shiu përgjatë kufirit Lindor si edhe pjesërisht në zonën e ulët.
Orët e vona të natës përmirësojnë dukshëm motin në territorin tonë.
Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.