Një tragjedi është shmangur në aksin Elbasan- Librazhd, pranë vendit të quajtur “Kthesa e Murrashit, ku një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një bordurë anësore me dhe.
Vetëm fati ka dashur që autobusi të mos përfundojë në humnerën që ishte vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes. Autobusi me targa AA 403 XK, ka qenë i mbushur me pasagjerë në momentin kur ka dalë nga rruga. Ashtu siç shihet në pamjet e siguruara nga Gazeta Jone, ky atubus ka dalë nga rruga në një kthesë, ku dyshohet se ka ndikuar edhe lagështira në rrugë.
Kujtojmë se një çift bashkëshortësh nga Kalimashi i Kukësit janë shuar në një aksidenttragjik vetëm pak metra nga ku sot dol inga rruga autobusi në fjalë në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit” në Librazhd. Çifti nga Kukësi, Elmi 53 vjeç dhe Elona Keqa 35-vjeçe, humbën jetë, bashkë me ta edhe Elis Sulmataj 18-vjeç.
Ndërkohë të plagosur nga ky aksident kanë mbetur Elisjado Keqa rreth 10 vjeç i cili është djali i çiftit që humbi jetën, dhe Ambra Halili rreth 20-vjeç. /Gazeta Jone