Ish deputeti i PD-së, Myslim Murrizi i është kundërpërgjigjur deklaratës së Gazmend Bardhit, ky i fundit u shpreh se Murrizi ka bërë paktë me Ramën për votat.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Murrizi ka treguar se ai nuk ka votuar asnjë ligj, të cilin e kishte hedhur Rama në parlament.
Po ashtu ai ka treguar se Lulzim Basha ka bërë paktë me Edi Ramën, për koalicionin e partive të vogla, në mënyrë që këto të fundit të mos kishin mundësi të grupoheshin bashkë.
Murrizi është shprehur se ai di çdo pazar që Basha ka bërë me Ramën në lidhje me zgjedhjet e viti të shkuar.