Kryetari i PD-së zyrtare Lulzim Basha njofton se ka depozituar disa nisma në Kuvend për diskutim. “Është koha të tregojmë vullnet dhe përgjegjshmëri para shqiptarëve”- thotë ai, pas 10 vitesh në opozitë dhe në luftën për vulën që ende vazhdon.

Më tej, Basha thotë se Partia Demokratike depozitoi në Komisionin për Reformën Zgjedhore propozimet për:

Listat e hapura;
Shqipëria 1 zonë zgjedhore;
Votën e diasporës.

Me këto propozime, listat e kandidatëve për deputetë çlirohen nga kontrolli i kryetarëve të partive”- thotë Lulzim Basha, i cili në dy palë zgjedhje 2017 dhe 2021 i ka vulosur vetë në mesnatë.

Riciklon edhe idetë për diasporën. “Me propozimin për votën e diasporës, u kthejmë, pa asnjë kufizim, shtetasve shqiptarë me qëndrim të përhershëm, apo të përkohshëm jashtë Shqipërisë, të drejtën e tyre kushtetuese të zgjedhjes së përfaqësuesve në Kuvend.

Në përputhje edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, shqiptarët jashtë Shqipërisë do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës në vendin ku ata jetojnë” thotë ai.