Motra e Kastriot Hasallë, i arrestuar në vitin 2021 për vrasje, Bajame Seneja, 60 vjeçe, ra sot pre e plumbave, ku për pasojë mbeti e plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Vëllai tjetër i Bajame Senejës, në një prononcim për mediat ka dhënë më shumë detaje nga krimi, ku sipas tij, autori janë Shaip Hasalla dhe djemtë e tij. Këta të fundit, sipas dëshmitarit, iu kanë zënë pritë pas seancës gjyqësore dhe ka iu kanë qëlluar me armë. Shkaku i krimit ka qenë konflikti për 2 hektarë tokë.
“Na qëlluan Shaip Hasalla me djemtë. Para dy vjetëve na ka qëlluar me armë. Sot na qëlluan sërish, na plagosën motrën. Edhe sot ishim në gjyq për këtë çështje, mbaruam çështjen na zunë pritë. Unë isha në makinë së bashku me avokatin nga Tirana. Nipi mbrapa ka qenë me motrën, ndaj tyre u qëllua me armë zjarri. Na sulmuan për 2 hektarë tokë, që kam kaq vite me një stallë që e kam atje dhe sot ky zotëria do ta marrë me forcë” – u shpreh vëllai i 60 vjeçares së plagosur.