Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Martaneshit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur katër minatorë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se katër minatorët ishin nisur për të shkuar në punë dhe mjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga në aksin Qaf Buall – Krastë. Për pasojë të katër minatorët që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Burime nga spitali thanë se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.