Të akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi, dy punonjësit e hotel ‘Greccia’ në Dhërmi do të qëndrojnë në burg.
Daniel Qose 33 vjeç dhe David Larti 30 vjeç, u njohën sot me masën e arrest me burg në Gjykatën e Vlorës.
Punonjësit akuzohen se ndihmuan pronarin Gerald Shehu që të fusë trupin e viktimës në një qese plehrash dhe më pas e kanë futur atë në bagazhin e makinës.
Të dy kanë shprehur pendesë në Gjykatë dhe kanë thënë se të gjitha veprimet i kanë bërë pasi pronari i ka kërcënuar me armë. Ata kanë asgjësuar të gjitha provat e vrasjes, duke djegur sendet personale, telefonin dhe rrobat e 31-vjeçarit në furrën e picerisë.
Arma e krimit ende nuk është gjetur, ndonëse në kasafortën e proanrit Gerald Shehu u gjet një gëzhojë plumbi. 43-vjeçari u arrestua në Korfuz në përpjekje për të shkuar në Angli, ndërsa pritet ekstradimi i tij në vendin tonë.