Nadir Causholli i cfo pharma po rrezikon jetën e shqiptarëve me ilaçe dhe autobusë jashtë çdo standardi.
Një aksident i rëndë ndodhi pak më parë në Tiranë ku një autobus në pronësi të biznesmenit kontravers Nadir Çausholli përplasi dhjetëra makina në zonën e Urës së Tajvanit duke plagosur edhe dhjetëra qytetarë.
Aksidenti dyshohet se ndodhi për shkak të shpejtësisë tejë normave nga shoferi, të cilit po i bëhet edhe testi i alkoolit. Pamjet nga aksidenti janë dramatike, e gjithë zona i ngjan një vendi sikur ka ndodhur luftë.
LEXO EDHE: FOTO/ Njëri në Lanë, prishet autobusi tjetër i Nadir Çaushollit
Por, kompania e Çaushollit nuk e ka për herë të parë që i rrezikon jetën shqiptarëve dhe jo vetëm me ilaçet që lenë për të dëshiruar që shet.
Një vit më parë një tjetër autobus i Çaushollit hodhi në Lane dhjetëra qytetarë.
Kjo ngjarje ka tmerruar udhëtarët, ku disa prej tyre kanë përfunduar në spital.
“Në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka rënë në Lumin Lana, bëjmë me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit)” thuhet në njoftimin e policisë.
Siç e shikoni, kompania “Green Line” e të dënuarit për mashtrim me recetat Nadir Çausholli po merr më qafë qytetarët që përdorin transportin publik, me autobusët që ecin si të çmendur rrugëve të ngarkuara të Tiranës.
Kujtojmë se sëfundmi Çausholli i dënuar me burg për mashtrimin e popullit me çmimet e ilaçeve që i shiste 12-fish më shumë se çmimi i blerjes, ka marrë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj licencën e shërbimin e transportit urban në linjën e Unazës për kompaninë e tij ‘Green Line’.
Çausholli ka sjellë në Tiranë ato çfarë ai i pretendon si autobusa ekologjikë, por punojnë me naftë dhe janë raportuar shpesh se ecin me shpejtësi tej normave të lejuara.
Gjithashtu shoferët janë kapur dhe me sasi alkooli, duke rrezikuar jetën jo vetëm të udhëtarëve por gjithë qytetarëve të Tiranës./Gazeta Jonë