Ish-deputeti Nard Ndoka i është bashkuar debatit që ka plasur në rrjet sa i takon rezultatit që mori Shqipëria në Eurovision, ku këngëtarja Ronela Hajati nuk kaloi në gjysmëfinale.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Ndoka theksoi se kur shfaqet Rama i veshur me çitjane, i themi modern.
Ai shprehet se kreu i qeverisë Edi Rama ka 9 vite që na mashtron me hapjen e negociatave dhe ne mërzitemi pse nuk ishte veshur mirë Ronela në Eurovision.
REAGIMI I NARD NDOKËS
Rama po, Ronela jo!
Ka 9 vite që na mashtron Rama për hapjen e negociatave, ndërsa ne mërzitemi në mënyrë plebishtare, se nuk ishte veshur mirë Ronela në Eurovision.
Rama del nudo dhe e votojnë, shkon në takime ndërkombëtare me atlete e çitjane, i themi modern, e rendit Shqipërinë të fundit në rajon për ekonomi e liri të medias dhe në fund e durojmë.
Ronelën jo, ajo na “fyeu” rëndë!