Reperja Rina Balaj është ndarë nga i dashuri i saj Sin Boy. Këtë e ka konfirmuar vetë ajo në një intervistë për T7, ku ka deklaruar se prej një kohe relativisht të gjatë, ata janë distancuar nga njëri-tjetri. Po ashtu Balaj ka theksuar se ndarja e tyre është vetëm nga ana sentimentale, pasi në projektet muzikore ata po vazhdojnë të bashkëpunojnë.
“Po është e vërtet që unë edhe Sin Boy jemi distancu. Por nuk kisha pas qef që mediat me e bo të madhe këtë sen. Për arsye se unë edhe Sin Boy jemi shumë që jemi ndarë. Por në muzikë nuk jemi ndarë nga njëri-tjetrin, jemi duke punuar. Ndarja është bërë publike për arsye se unë edhe Sin Boy nuk jemi më follow,” tha Rina