Ish-kryeministri Sali Berisha iu është përgjigjur sërish deklaratave të ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, pasi e akuzoi se ka ndërhyrë në procesin gjyqësor për statutin e PD.

Berisha e konsideroi “një akt individual” dhe u shpreh se do të informojnë me hollësi autoritetet e SHBA-ve.

Nuk besoj se ka pasur një shkelje më të rëndë mbi vlera e lirisë mbi të cilat qëndrojë SHBA-të dhe vendet e lira.

Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, është një parim i vendit të saj të madh të lirisë. Ky është akt individual, për të cilin ne mënyrë absolute do informojmë me hollësi autoritetet e SHBA”, u shpreh Berisha.

Do e pranoni vendimin e Apelit?

“Faleminderit”, përgjigjet ai, duke refuzuar të flasë.

Ish-kryeministri akuzoi të premten diplomaten amerikane Yuri Kim për ndërhyrje në procesin zgjedhor.

Pak pas deklaratës së Berishës, Apeli i Tiranës dha vendimin për të marrë në shqyrtimin ankimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që mandatoi Komisionin e Rithemelimit si organi drejtues i PD-së.

SHBA ka bërë dhe do vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjeve që minojnë demokracinë, përbëjnë interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA”, shkroi ajo në një postim në Twitter të premten.