Edicioni i 94-të i Oscars u karakterizua me një ngjarje tjetër.

Aktori Will Smith goditi në fytyrë komedianin Chris Rock në skenën e Oscars, pasi komediani bëri një shaka për gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith.

Shakaja e Rock ishte një referencë për pamjen e Jada Pinkett Smith, e cila u paraqit në këtë ngjarje me kokë të rruar.

Kur Smith u ul përsëri në vendin e tij, i bërtiti Rock-ut “mbaje larg gojës emrin e gruas sime”. Aty u kuptua qartë se nuk bëhej fjalë më për skenar por për një “incident”. Shikuesit në shtëpi nuk i dëgjuan sharjet. Rrjeti i transmetimit ABC kishte ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë për të shmangur ofendimin e shikuesve në shtëpi.

Pasi Smith e goditi në fytyrë Chris Rock dhe i kërkoi që të mos e përmendte gruan e tij, Rock tha se “kjo ishte nata më e mirë në historinë e televizionit”.

Smith më pas kërkoi falje, gjatë fjalimit të tij pasi fitoi çmimin për aktorin më të mirë.

“Dua t’i kërkojë falje Akademisë dhe të nominuarve të tjerë”, tha Smith.

Ky ishte çmimi i parë Oscar i Smith për rolin e tij në King Richard, ku ka portretizuar babanë e dy tenisteve amerikane, Venus dhe Serena Williams.

Jada Pinkett Smith më herët ka folur për rënien e flokëve për shkak të sëmundjes alopecia.