
Endacaku i kthyer në një nga personazhet më të njohur në qytetin e Korçës, ka ndërruar jetë.
Kozma Melçani, i njohur si “Komo”, u gjet i pajetë në një ndërtesë të braktisur pas Katedrales.
Endacaku i kthyer në personazh të njohur, vuante nga problemet me zemrën dhe dyshohet që ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
“Komo” ishte korçari, i cili shihej në rrugët e qytetit, në çdo kohë, përshëndetej me çdo qytetar dhe turist, madje herë pas here krijonte situata komike me njerëzit.
Për Korçën, Komoja do të ngelet një nga endacakët më të dashur.