Kryeministri Edi Rama nga Zall Heri ka folur në lidhje me aksionin kundër ndërtimeve pa leje. Rama tha se e nuk janë prishur pazaret me askënd, por nuk mund të lejojnë pasanikët të jenë pa kufij.
Rama: Kam dëgjuar këto ditë disa që thonë se ato pallatet nuk u bënë brenda ditës, aty i kishin, apo ju prishën pazaret. As pallatet nuk u bënë brenda ditës dhe as kultura e ligjit nuk ndërtohet brenda ditës. Kur ne e nisëm këtë rrugë, në Tiranë nuk kishte asnjë pallat pa shtesa. Ndërkohë që sot këto raste flagrante, janë pak. Janë pak dhe janë shumë pak në krahasim me tërësinë e veprimtarisë që zhvillohet. Por janë raste brutale, arrogance e karshillëk krah të gjithëve, nuk mundet të mos lejojmë dhe të shembim ndërtime pa leje në fshat apo të njerëzve që sidoqoftë nuk i bëjnë për të shitur apo fituar dhe të lejojmë që këta pasanikë të jenë pa kufi, në përpjekje për të bërë më shumë fitim, duke u rënë në qafë të gjithëve. Nuk ka pazar të prishur sepse po të ishte për pazar, më besoni gjysmat e pallateve do t’i jepnin vetëm për të mos përfunduar në kthetrat e këtij operacioni. Ky operacion ishte një përgjigje për të gjithë ata që më akuzojnë mua për ortakërira.