Kritikët po spekulojnë se Meghan Markle kishte një mikrofon sekret nën fustanin e saj ndërsa përshëndeti njerëzit në Kështjellën Windsor të shtunën pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Megjithatë, burimet për “Page Six” kanë bërë me dije se kjo është e pavërtetë.
“Kjo është e çmendur dhe në fakt e dëmshme për të. Sigurisht që ajo nuk mbante mikrofon”, tha burimi i afërt me Markle.
Pyetjet erdhën pasi përdoruesit e Twitter vunë re një rrudhë në formë katrore në fustanin e ish-aktores së “Suits” ndërsa ajo ecte pranë Princit Harry, Princit William dhe Kate Middleton për të parë homazhet e lëna për Mbretëreshën e ndjerë. Disa njerëz teorizuan se Markle mund të kishte vendosur një mikrofon pasi mund të mblidhte materiale për dokumentacionin e saj në Netflix.
Një përdorues vuri në dukje formën dhe shkroi në Twitter, “Nuk mund ta besoj se ajo po e regjistron këtë. Ajo është thjesht një grua e poshtër dhe toksike. Shpresoj që Mbreti Charles t’i ketë thënë Harryt se nuk do të vijë në funeral.”
Megjithatë, të tjerë vunë në dukje se spekulimet ishin të papërshtatshme dhe ka të ngjarë të jenë të pavërteta.