Pak kohë më parë Nevina Shtylla bëri lëmsh gjithë rrjetin me një video ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur. Së fundmi ajo ka vendosur të sqarojë qëllimin e asaj videoje, e ftuar në “Wake Up”, ku tha se e gjitha kjo ishte bërë për të provokuar.
“Ishte një video e shkurtuar për të provokuar pak fare. Çmendi gjysmën e shoqërisë sime. Jo, ende nuk kemi diçka të re në këto momente. Projekti kërkon angazhimin tim”, u shpreh moderatorja.

Nevina prej vitesh është një një lidhje me një djalë të quajtur Arbër dhe e pyetur për planet e tyre, ajo u shpreh se fokusin e ka tek karriera.
“Nuk kam plane për fëmijë sidomos tani që kam një projekt dhe dua t’i fokusohem plotësisht. Kam një raport të konsoliduar dhe mundohem ta shijoj në privatësinë time. Për të vendosur balancë më ndihmon fakti që nuk dua të provokoj dhe të jem pjesë e skandaleve. Kjo më lejon të shijoj dhe punën time. Kjo gjë më ka ndihmuar që të shijoj jetën time në privatësi dhe ta ruaj në privatësi. Edhe partneri nuk ka pasur presion apo vëmendje të ekzagjeruar. Unë nuk kam dashur që të shfrytëzohet ky aspekt për ndonjë lajm që mua nuk më vlen fare”– tha Nevina.