Një shpërthim lavatriçeje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtunë në Tiranë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45, në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko

Autoritetet policore raportojnë se gjatë procesit të larjes ka shpërthyer një lavatriçe, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi A. Sh., 69 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.