
Një 21-vjeçare ka kallëzuar një 33-vjeçar në Policinë e Vlorë.
E reja e ka kallëzuar me pretendimin se djali e përndiqte, madje i kishte hapur edhe llogari me të dhënat e saj në rrjetet sociale.
Pas kallëzimit, policia ka vënë në hetim 34-vjeçarin.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Vlorë ndaluan shtetasin B. K., 33 vjeç, banues në Orikum, pasi ka bërë kallëzim një 21-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur dhe ka hapur llogari në rrjetet sociale, me të dhënat e saj”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.