Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që tronditi Maliqin gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm.

Mësohet se autori i ngjarjes Ramiz Muçllari një ditë më parë (dje paradite) është dërguar në spitalin e Korçës pasi kishte shfaqur probleme. Neurologu ka vlerësuar gjendjen dhe ka kërkuar të niset drejt Elbasanit.

Pasi është dërguar në Elbasan e kanë rikthyer sërish në banesë, por nuk dihen rrethanat shëndetësore. Pasi është kthyer në banesë, në orët e pasdites dhe më vonë ka nisur sherri në familje.

Mësohet se prej 20 vitesh, ai mjekohej me antidepresivë, por nuk ka pranuar të shtrohet në asnjë kohë.

Ndërkaq, pak orë pas përfundimit të operacionit, Policia e Shtetit ka publikuar dhe pamjet e aksionit të RENEA-s.