Dyshimet për abuzimin me fondet e saj e kanë shtyrë BE-në të nisë zyrtarisht hetimin ndaj Bullgarisë. Laura Kovesi, dikur kryeprokurore në Rumani, është sot shefja e institucionit më të madh të akuzës në BE.

Zyra e Prokurorit Publik Europian që ajo drejton, urdhëroi kontrolle ne 28 shtëpi dhe zyra, si pjesë e hetimit për keqpërdorimin e parave të dhëna nga BE për projektet që lidhen me hekurudhat. Në vijim të këtij aksioni, kryebashkiaku i një qyteti të vogël u arrestua, raporton Politico.

Abuzime me fondet e BE-së kanë ndodhur edhe në Shqipëri, siç ishin fondet IPARD në Bujqësi ku KE u detyrua ti ndërpriste duke nisur hetimin.

Një aksion i tillë pritej prej vitesh, pasi politikanët kryesorë nga kampi reformist i Bullgarisë ngulin këmbë se abuzimi me fondet e BE-së është bërë një nga burimet kryesore të të ardhurave të grupeve të krimit të organizuar. Qendra për Studimin e Demokracisë, një organizatë joqeveritare në Sofje, arriti në përfundimin në vitin 2020 se deri në 15 për qind e parave të akorduara nga BE-ja shpërdoroheshin rregullisht.

Prokuroria Europiane aktualisht po kryen 143 hetime në Bullgari. Dëmi total përllogaritet të jetë prej 492 milionë euro, sipas raportit të saj të vitit 2022.

Vendi më i varfër në BE, Bullgaria kërkon rregullisht mbështetje nga taksapaguesit evropianë për të ndihmuar në ndërtimin e infrastrukturës së saj dhe për t’i bërë ndërtesat e vjetra të epokës socialiste më efikase në energji. Lidhur me këtë të fundit, gjatë aksionit në pranga përfundoi kryebashkiaku i qytetit Gjeneral Toshevo. Të dhënat e dorëzuara prej tij për zbatimin e projektit të eficiencës energjetike në ndërtesat e bashkisë rezultuan false. Ai u lirua me kusht pasi pagoi një garanci prej 5 mijë eurosh.

Zyra e drejtuar nga Laura Kovesi është përgjegjëse për ndjekjen penale të krimeve kundër interesave financiare të BE-së po heton dy projekte për përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore, me vlerë më shumë se 241 milionë euro në financimin e BE-së dhe një grant për përmirësimin e efikasitetit energjetik të banesave. ndërtesa në qytetin Gjeneral Toshev, në vlerë prej 169 000 €.

Forma që dyshohet se është përdorur për të abuzuar me paratë e taksapaguesve europianë është një praktikë e njohur. Në rastin e hekurudhave, nën hetim është Kompania për Infrastrukturën Kombëtare Hekurudhore, e cila u aka besuar kontratat e ndërtimit dy kompanivve private.

Kontraktorët dyshohet se kanë bërë transferta fiktive në llogaritë e disa kompanive fantazmë, që u ka bërë të mundur personave me rekorde kriminale të tërheqin më shumë se 2.5 milionë euro kesh.

Bullgaria është kritikuar shpesh vitet e fundit nga Bashkimi Europian për korrupsionin në shkallë të lartë dhe paaftësinë për ta luftuar atë.