Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj janë padyshim ndër banorët më të komentuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Konsiderohen si dy kundërshtarët më të fortë dhe debatet mes tyre kanë qenë të shumta. Edhe mbrëmjen e sotme, ata kanë debatuar sërish. Mes të tjerash, Iliri ka bërë një paralelizëm të tradhtisë së tij dhe trekëndëshit të dashurisë Bora-Donald-Beatrix.
“Ka shfrytëzuar çdo gjë për të më goditur mua. Ne kemi patur komunikim deri para një jave. Por t’i ngeli hatri se unë analizova disa momente që ka përdorur kundër meje, për fjalë që unë i kam thënë dikur. Beatrix është e dashura e Donaldit dhe përballë saj më tha një shprehje dhe unë nuk doja ti përgjigjesha sepse nuk doja ta lëndoja. Nuk jam ulur kurrë në nivelin tënd.“, tha Iliri.
Ndërsa Donaldi tha se Iliri ndryshe sillet kur është përballë tij dhe ndryshe pas krahëve të tij. “Asnjëherë nuk kam dashur ta ul. Ilirin e vlerësoj dhe më pëlqen që të flas me të dhe ai ka dëshirë të flasë me mua. Ndryshe thotë dhe ndryshe bën. Ndihem si buf sepse përherë i kam dhënë mundësi. Tregova kartolinën sepse unë isha ai njeriu që i kërkova falje për shakat seksuale që i thashë. Dhe i kërkova falje sepse nuk dua ta prek.
Kur vritesh për diçka nuk e kthen atë histori sepse je vrarë. Por ti e ke kthyer dhe kjo do të thotë se nuk je prekur në realitet. Ai nuk e ka problem ta kthejë këtë situatë kur është e panevojshme. Më tha se kam mendimet e një 40 vjeçari dhe më pas çohet dhe thotë te dhoma e rrëfimit po ti a je i zëvendësueshëm. Dhe më pas vjen prapë te unë dhe bën shaka e luan.
Ti ke dalë në finale kur unë nuk isha në televotim dhe ti kënaqesh me mua dhe flet për mua. Unë kurrë nuk e kam bërë për ty. Dhe për epitetet nuk më vjen mirë. Se po qe për epitete mua më duket si sëmundje lëkure ai prsh. Unë dua t’i thotë gjërat në sy. Kur ne flasim në mënyrë shoqërore duhet të ma thotë në sy.”, tha mes të tjerash Donaldi.