Në burg për vjedhje, Nadir Causholli rrezikon jetën e shqiptarëve çdo ditë me autobus ë të shkatërruar, pse Veliaj nuk i heq licencën?
Gjykata ka lënë të lirë shoferin e autobusit të Unazës që shkaktoi një aksident të frikshëm të hënën e javës së shkuar në Tiranë duke plagosur nëntë qytetarë, ndërsa janë shkatërruar një numër i madh makinash.
SKANDALI/ Pas burgut për mashtrim me ilaçet, oligarku Nadir Çausholli i “CFO Pharma” merr linjën e Unazës në Tiranë
Autobusi i oligarkut të shëndetësisë Nadir Çausholli, i dënuar me vendim gjykate për hajdutëri, i rrezikoi jetën dhjëtëra qytetarëve mesditën e së hënës, por gjykata nuk e ka parë të arsyeshme të mbajë në burg shoferin.
Krahas kësaj, për shkak tyë ndërhyrjeve të oligarkut policia dhe prokuroria nuk po i shtyjnë më hetimet për ngjarjen në fjalë për të zbuluar nëse shkaktar ishte shoferi apo gjendja e mjerueshme teknike e autobusëve.
Nadir Çausholli merret me paracetamolë, por çuditërisht një ditë filloi të futej në tregun e transportit publik të Tiranës për shkak të lidhjeve të nëndheshme me Veliajn.
Asnjë frenim nga autobusi
Kur ora shënonte 11:35 minuta paraditen e të Hënës më 27 Shkurt 2023, qytetarët, udhëtarët e urbanit dhe shoferë në mjetet e tyre private u përfshin në një aksident masiv dhe të rëndë. E hëna sipas Instat përllogaritet si dita e 4-të e javës me më shumë aksidentet me 13.1 %.
FactCheck ka siguruar tre video të cilat tregojnë këndvështrime të ndryshme të këtij aksidenti ndodhur pikërisht në një ditë të hëne.
E para video i përket këtij këndi, ku në pamje të parë duket sikur fuoristrada Porsche i pret rrugën autobuzit urban. Por sërish nuk duket asnjë veprim frenimi i Urbanit.
Kjo video prej 57 sekonda është një tjetër kënd më i pastër i aksidentit ku tregohet se si në kryqëzim ndodhet aty shumë pranë një polic rrugorë, një zonjë kalon rrugën dhe një vajzë pranë stacionit të autobuzit.
Ajo që duket nga kjo pamje është krejt e qartë se shkaktar i aksidentit nuk është fuoristrada, por ajo goditet nga pas nga një autoveturë dhe autovetura goditet nga autobuzi.
Për mikrofonin e MCN dhe FactCheck për herë të parë përpara se të publikoheshin pamjet e kamerave të sigurisë apo të filmuar nga qytetar të ndryshëm këtë version e shpjegoi drejtuesi i autoveturës së fundit që goditi autobuzi drejtuar nga Agron Xhafa 62 vjeç.
Dëgjova zhurmën nga pas makinës. Ishte fat që shpëtuam. Nuk e di fare si ndiodhi.
E për të faktuar pikërisht këtë version i cili tashmë është pjesë e hetimit, FactCheck ju sjell një tjetër pamje e cila ka një dinamik të plotë.
Fillimisht autobuzi sëbashku me disa mjete ndalojnë në semaforin e urës së bulevardit njohur si semafori Hotel Dajtit.
Kur semafori bëhet jeshil, mjetet nisin lëvizjen mbi urë për të përshkruar aksin drejt urës së bllokut në unazë dhe pak para mbërritjes në stacionin e urbanit pra 20 metra teksa kishin lënë pas semaforin e parë autobuzi nis të humb kontrollin.
Nga kjo kamera bordi duket se si një mjet audi i cili goditet i pari nga autobuzi teksa ndodhet në korsinë e tij devijon majtas duke shkelur edhe vijat ndarëse të korsisë për të shmangur përplasjen nga autobuzi.
Kur ai ndalon për të respektuar semaforin si shumë mjete të tjera përplaset nga autobuzi me goditje nga pas dhe kështu me rradhë disa mjete të tjera duke përshirë në total 9 vetura dhe autobuzin vetë 10.
Lirohet shoferi
62-vjeçari Agron Xhafa ka lënë qelitë e burgut edhe pse me pamje filmike e prova është shkaktar i aksidentit të rëndë të ndodhur mesditën e të hënës.
Fatmirësisht nuk pati asnjë viktimë, ndërsa dëmet materiale ishin të shumta. FactCheck zbardh deklarimet e shoferit të autobuzit ku rezulton se në dy minuta ai ka qenë i pavetëdijshëm në timon.
Në momentin e ndodhjes së aksidentit kam humbur vetëdijen për 2 minuta dhe nuk mbaj mend çfarë ka ndodhur. Unë vuaj nga probleme shëndetësore të diabetit dhe tensionit, po ju vë në dispozicion kartelat.
Për mjetet e aksidentuara është kërkuar të kryhet edhe ekspertiza autoteknike për të parë nëse kanë patur apo jo defekte në momentin e ngjarjes si dhe kontrollet në sistemet drejtim, frenim. /Gazeta Jonë