Nisma e Ballkanit të Hapur është në provë. Kryeministri i Shqipërisë theksoi edhe njëherë sot se po negocion me Serbinë për të marrë sasinë e grurit që bizneset shqiptare kanë porositur para se Beogradi të ndalonte eksportet.
Edi Rama u shpreh se nëse Ballkani i Hapur vlen për diçka, tani është momenti që Serbia ta tregojë, duke e sfiduar presidentin Vuçiç.
“Po kur të bjerë komplet oferta dhe të mos ketë energji fare në treg? Po kur të mungojë nafta? Sot që flasim furnizimi është problemi kryesor, që të gjesh anijet që vijnë këtu, sepse të gjitha vendet po i mbyllin kufijtë, sikur bënë me pandeminë.
Edhe këtu po i mbyllin. Ne, dmth kompanitë këtu të grurit kanë 20 mijë ton të kontraktuara në Serbi, janë mbyllur. Nuk janë mbyllur për Shqipërinë, por për të gjithë.
Dhe ne duam ta hapim tani me diplomaci, me Ballkanin e Hapur pra. Nëse Ballkani i Hapur vlen për diçka, urdhëro tani vlen dhe le ta tregojnë ata, që janë po kaq seriozë sa ne për Ballkanin e Hapur dhe ta le ta hapin” tha Rama.