Kryeministri Edi Rama ka intesifikuar sulmet në drejtim të protestuesve, që kanë mbushur prej një jave sheshet e vendit, duke thënë se shfaqje të tilla mund ti interesojnë vetëm Rusisë.
Sipas Ramës është e turpshme që në vendin tonë protestohet, në një kohë që në Ukrainë, njerëzit diskutojnë jetën.
Kreu i qeverisë tha se ai ka ditur që të reflektojë në raste të mëparshme protestash, por se kjo e sotmja sipas tij është e sponsorizuar nga partitë politike.
Pjesë nga deklarata e Edi Ramës:
Shkruante Fatos Tarifa një letër të hapur për mua, dhe më qortonte mua për mungesë durimi dhe arrogancë ndaj protestuesve. Unë e përsëris se ajo protestë është një turp kombëtar, dhe kjo nuk ka lidhje me protestën në vetvete. Nuk ka pasur Shqipëria një qeveri më të vëmendshme për protestat, se kjo e jona.
Kanë protestuar në këtë vend sa kanë dashur, pa frikën që kanë pasur deri dje, se haje plumbin ballit. Qysh në protestën e armëve kimike, në protestën për tarifën e traut të rrugës së Kombit, për banorët e Kukësit, dhe protesta e studentëve, janë 3 raste domethënëse që qeveria ka reaguar, e madje në rastin e Kukësit kam dal dhe kam kërkuar ndjesë, pasi ishim ne që e kishim gabim.
E bukura e demokracisë kjo është, që asnjë pjesë e shoqërisë nuk i di të gjitha, në demokraci askush nuk i di të gjitha, edhe një qytetar i vetëm që del dhe ngre zërin mund të ketë të drejtë, unë e konsideroj virtyt për një lider që të pranojë se kush proteston mund të ketë të drejtë.
Kjo është një turp i pashoq, i të gjithë atyre që e nxisin që nuk kanë turp, se e kanë bërë divorcin me turp dem baba dem, dhe te ata që vënë fytyrën kur marrin mikrofonat, dhe keqardhje për të gjithë ata që vijnë me autobusa nga e gjithë Shqipëria? Kush i paguan ata që vijnë me dy gishta këtu, kush janë ata që vijnë këtu? Ne e dimë se kush janë se ata janë për keqardhje.
Se kjo protestë e shëmton Shqipërinë, që e turpëron shqiptarin, në pak ditë që ka filluar lufta ka pasur një shok në çmime, çfarë do të bëjmë ne nëse kjo histori do të vazhdojë me muaj dhe me vite, do të dalim të hamë njëri tjetrin në rrugë?
Dalin njerëzit për të protestuar kundër luftës, këtu bëhet një protestë që mund ti pëlqejë Rusisë, se kjo është pjesë e asaj strategjisë, që njerezit që mbështesin Ukrainën të dalin në protestë. Atje luhet fati i Europës, luhet fati i gjithë popujve të Europës, demokracisë, është një agresion ushtarak ndaj një vendi demokratik.
Si mund të jemi kaq pa dinjitet, moral, pa logjikë, ndërkohë që qeveria e kësaj republike ka muaj të tërë që po financon nga buxheti faturën e energjisë. U ndala dhe thashë do të ketë një paketë mbështetëse.
Kush do iu shpëtoj këtyre? Unë? Kjo është cështje e dinjitetit kombëtar. Nuk ka të bëjë me konceptin e protestës, ka të bëjë me kuturisje të turpshme që fyen kombin shqiptar, që fyen popullin kombin, se shqiptarët sjanë njerëz kaq të lidhur me zorrët ndër atje të tjerët po lënë jetën dhe po shkatërrohen, ne jemi vend NATO-s, nuk e ndalojmë dot këtë luftë e dimë cdo të thotë të jetosh në diktaturë, është minimum i sacrifices që bëjmë.
Qeveria do bëjë cdo gjë për të mbështetur shumë njerëz. Dhe qenkemi vendi më i atillë dhe këtillë,. Këta. Dhe dalin protestojnë në emrin tuaj, cafrë këkrojmë me iphone e x5.
Kush e paguan taksën e karburantit? Ata paguajnë faturën e energjisë, po u ul taksa e karburanitit do rritet energjia.
Kjo qeverika përballuar një tërmet të tërë, e të gjitha shtëpitë që po ndërtohen. 500 apartamente në Laç. Europa nuk ti jep paratë ty. Edhe në Itali janë në kabina ende, 15 vjet pas tërmetit. E kemi kaluar ok. Sot lufta është reale. Po shikonim dje cmimet e karburantit, kanë kapërcyer kudo.