Kryeministri Edi Rama shprehet se pas protestave që po zhvillohen në mbarë vendin është dora e opozitës. Ai shkruan në një postim në rrjetet sociale, se ky nuk është populli.

“Per ke e njeh doren e nongratave te shpallur e të pashpallur, keto protesta jane nje perpjekje e ulet e te te njejtave hije te se shkuares, per te manipuluar njerezit duke hedhur gurin e fshehur doren!

Ky nuk eshte populli, po e njejta pakice e zhurmshme ne kerkim te rrëmujës” shkruan ai nga Turqia.