Protestuesit janë zhvendosur nga kryeministria me drejtim final “Zogun e Zi” për të paralizuar trafikun në kryeqytet.

Në momentin e mbërritjes së turmës, policia ka bërë “korridor” duke hapur kordonin e vendosur tek Rruga e Durrësit. Në këto momente qarkullimi i automjeteve është i bllokuar nga të gjitha anët e kësaj zone në Tiranë.

Vetëm një makinë është lejuar të kalojë pasi drejtuesi i mjetit deklaroi se do të shkonte në spital.