Protesta kundër rritjes së çmimeve është spostuar në kryqëzimin e “Zogut të Zi”, ku qytetarët kanë bllokuar këtë pikë kryesore të qarkullimit të mjeteve.

Qytetarët iu kanë bërë thirrje shoferëve që t’i fikin makinat dhe t’i bashkohen protestave.

Ndërkohë, policia nga ana e saj ka paralajmëruar protestuesit, duke i thënë se bllokimi i rrugëve është vepër penale.

“Bllokimi i rrugëve përbën vepër penale, policia do të zbatojë ligjin”, thonë blutë me megafon.