Këngëtarja e njohur shqiptare, Mihrije Braha, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ndiqet nga mijëra njerëz. Ajo bën postime të ndryshme, përfshirë këtu njoftimet rreth projekteve muzikore e po ashtu edhe për të rejat në anën personale. Artistja e mirënjohur së fundmi ka bërë një reagim pasi në TikTok iu montua një video me një mashkull. 55-vjeçarja ka reaguar ashpër duke thënë se këta persona që kanë bërë montazhe të tilla do të dënohen.
Më tej këngëtarja theksoi se asnjë nga këto gjëra nuk ndikon në familjen e saj dhe në marrëdhënien me Naimin.
Reagimi i plotë i Mihrijes
“Keta 2 veta kriminela qe bejne montazha te ketilla do te zihen shpejt dhe te denohen per kete lloj krimi se krim eshte
Normalisht qe une nuk jam ketu dhe sigurisht qe reagoj ! Eshte e tmerrshme ku shkon mendja e zeze e ketyre te mjereve ! Une s kam nevoje per fame o te mjere se jam e famshme.
Asgje qe del prej ketyre plehrave nuk na bene as mua as Naimin as familjen time qe te ndjehemi keq, por per shkak te adhuruesve te sinqert po reagoj duke ju premtuar se bashk me organet e krimit kibernetik kemi me ju gjete juve qe jeni munduar me na fye mua dhe familjen time !
Mihrije Braha & Naim Abazi”.