Shumë nga personazhet e BBVIP u përfolën shumë në media edhe pas daljes nga shtëpia, kjo për shkak edhe të jetës së tyre sentimentale.
Kledi Hysa është një prej personazheve shumë të përfolur për romancat shumë shpesh të aluduara. Fillimisht u komentua gjatë se ishte në një lidhje me këngëtaren e njohur, Sheila Haxhiraj, me të cilën u njoh pikërisht në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Por dy ish-banorët e BB VIP i hodhën këto thashetheme poshtë dhe zbuluan se kishin qenë pranë njëri-tjetrit për arsye pune. Kledi u shfaq në një videoklip të Sheilës.

Pas kësaj, Hysa u përfol se është në lidhje me një tjetër këngëtare, Evi Reçin. Mes gjithë dyshimeve dhe thashethemeve nuk ka pasur ende asnjë reagim nga ata. Megjithatë Kledi vendosi t’i përgjigjej pyetjes së një ndjekësi në “Instagram” që na konfuzoi edhe më tepër.

“Je vetëm apo i lidhur?”– ishte pyetja.

Nëpërmjet një video, Kledi kthehet duke parë majtas dhe djathtas duke lënë të nënkuptohet se është vetëm, të paktën në momentin kur ka xhiruar videon.