Pas tre orësh debate, Kryesia e Partisë Demokratike e Rithemelimit ka vendosur të kalojë për miratim në Këshillin Kombëtar ndryshimet në statut që i hapin rrugën Gazment Bardhit dhe mbështetësve të tij për t’u bërë pjesë e strukturave.
Duke qenë se propozimet për ndryshime në statut janë bërë nga Sali Berisha, Kryesia vendosi që t’ia kalojë drejtpërdrejt Këshillit Kombëtar për të vendosur ndryshimet. Kryesia ka vendosur që këto ndryshime statutore të jenë tranzitore.
Ndërkohë, më mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar të Rithemelimit ka pasur debate për ndryshimet në statut.
Edi Paloka ka deklaruar se Këshilli Kombëtar ka të drejtën të marrë vendime për ndryshimet statutore. Kjo sipas tij është domosdoshmëri për bashkimin e PD.
Paloka po ashtu shprehet se ndryshimet në statut u konsultuan me Berishën. Në kryesia tha ai ka patur mendime të ndryshme, por në fund u arrit dakordësia.
“Efekti i bashkimit është ndikues i madh jo vetëm te anëtarësia por edhe te qytetaret. Sot propozojmë ndryshimet statutore qe u diskutuan dhe ne kryesi. U arrit mirëkuptim për formulimin.
Është konsultuar edhe me kryetarin Berisha. Ne kryesi diskutuam gjate dhe patëm mendime te ndryshme por ne fund arritëm ne dakordësi”, ka thënë Paloka.
Ndërkohë ka qenë Endira Bushati, e cila ka debatuar me Palokën për rendin e ditës.
“E mësova nga mediat rendin e ditës. Ju z. Paloka s’më kthyet përgjigje për rendin e ditës. Ne nuk jemi dele qe ta marrim vesh rendin nga media.
Ju thatë me propozim te kryesisë bëjeni transparente vendimmarrjen, opinionet pro ose kundër. Neni 54 statut theksohet: Gjykata partisë bën interpretimin e statutit. Kërkoj interpretim nga gjykata”, tha Bushati.
Adriana Kalaja: Me vendim te kryesisë behën ndryshime statutore
Flamur Noka: Kryesia e PD e mbledhur para 1 jave shqyrtoi vakumin institucional ne 19 degë që kandiduan për zgjedhjet vendore. Kemi 19 kryetarë të komanduar, të cilëve ju ka përfunduar afati i komandimit. Ky proces vjen pas bashkimit tone qe ka dhënë impakt pozitiv tek anëtarësia.
Në fund Këshilli Kombëtar të Rithemelimit ka miratuar ndryshimet në statut. Sipas këtyre ndryshimeve, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj emërohen nënkryetarë të partisë.