Në emsionin e djeshëm në “Më lër të flas” me Donaldin dhe Romeon ku ishte i ftuar Capital T nuk mungoi humori pasi këngëtari deklaroi se nuk është në një lidhje me modelen Adrola Dushi dhe mes tyre egziston vetëm një raport miqësor.
Pas kësaj deklarate vëllezërit Veshaj u ofruan të ndihmonin Capital T të gjejë dashurinë e jetës ndërmjet emsionit të improvizuar “Përputhen” ku këngëtari ishte në rolin e konkurentit që kishte ardhur për të kërkuar dashurinë e jetës në këtë emsion.
Me modetator Donaldin dhe opinionist Romeon ky moment na solli në mendje Borën pas fjalisë së Donaldit i cili tha:
”Unë shpresoj shumë të jesh i sinqertë në atë që thua, të paktën si mashkull, sepse loja me shumë vajza nuk është asnjëherë e bukur. Dhe në fund, djali gjithnjë do humbasë”,duke përdorur të njëjtën fjali që Bora Zemani tha në një puntatë të “Përputhen”.Po ashtu përshkrimi që ju bë këngëtarit si një djalë i thjeshtë, i cili udhëtoi me autobus që nga Prishtina në Tiranë, për të gjetur dashurinë e tij solli humor.Përfundimi ishte se asnjëra nga vajzat nuk arriti dot të merrte zemrën e Trimit.