Editorial – Gazeta Jonë
Çunat e Tom Doshit rrahin në mes të Tiranës me karrige, bëjnë presion, përplasin me makinë, etj., por gjithnjë do të gjendet një polic apo shef policie që do të tolerojë deri në bëmën e radhës, ndërkohë që shqiptari i shkret duhet të struket dhe të lutet që të mos u bjerë për pjesë.
Kështu ndodhi në sherrin e famshëm me karrige n ëish-Bllok, kështu ndodhi me sa duket edhe pak ditë më parë kur djali i Tomës, i quajtur James, përplasi çiftin e biznesmenëve dhe pavarësisht se sipas prokurorisë ishte në faj, u la i lirë të largohej nga policia lokale.
Gjithçka plasi pasi ndërhyri një prokuror i guximshëm, që nuk është shantazhuar apo blerë ende, i cili ka nisur procedurat e verifikimit dhe hetimit për rastin në fjalë.
Në shtetin e Tom Doshit, njeriut që solli në pushtet Ramën dhe tani po vjel nektarin e pushtetit të dhuruar Rilindjes duke u vetë shpallur “sulltani” i Tiranës dhe veriut, një qytetar i thjesht, që sheh punën e tij, konsiderohet një hiç, një buburrec , që edhe mund të shtypet me këmbë nga pushteti politik dhe i parasë që rrjedh për babait tek të bijtë.
Në shtetin e Tom Doshit të duhet edhe të dorëzosh hyrjen tënde që e ke në pallatet e “kohës së Enverit” pasi ai i ka vënë syrin zonës për të ngritur një super kompleks pallatesh me dy gishta.
Në shtetin e Tom Doshit ti s’mund të punëhesh në institucione të caktuara pa marrë më parë “lëjën”.
Në shtetin e Tom Doshit ti nuk mund të futesh në sektorë të caktuar të tregut nëse nuk do “Ai”.
Në shtetin e Tom Doshit ti mund të kënaqesh në hallin tënd kur shkon në një club nëse aty janë edhe cunat e Tom Doshit.
Në shtetin e Tom Doshit ti s’mund të lëvizesh në hallin tënd në rrugë pasi mund të të vijë një Audi A8 e drejtuar nga njëri prej çunave të Tom Doshit dhe të të bëj gropën.
Ky është shteti që ndërtuam bashkë duke toleruar sjellje të tilla dhe tani thellë thellë nuk kemi pse shqetësohemi kur na e hipin mbi shpinë apo na përplasin në rrugë dhe Policia e Rilindur sillet sikur të mos ketë ndodhur gjë.
Një farë ngushëllimi është edhe fakti që nuk shkuan deri aty të paktën që të shpallnin fajtor bizesmenin e përplasur..se në shtetin e Tom Doshit nuk të çudit më asgjë. /gazetajonë