Një debat i ashpër është regjistruar këtë të martë në shtëpinë e Big Brother Vip mes Heidit dhe Françeskës. Kjo e fundit ka akuzuar Heidin se po bën lojë me Romeon, ndërsa ka akuzuar Liamin si maniak, ndërkohë që qesh me të.

Pjesë nga debati:

Françeska: E ke futur në lojë Romeon me të ruajtur.

Heidi: Unë si kam thënë gjë, madje ai më ofendoi mua.

Françeska: Ke ndërruar krevatet, ke dalë jashtë në prime sepse nuk mund të rrije me Liamin, kaq manjak ishte ai. Duke u futur Lidi me të ruajtur, duke u futur Romeo me të ruajtur. Ti duke qeshur me Liamin në mes të guzhinës 3 ditë rresht, unë të kam parë vetë me Rozën.

Heidi: Je në autobus.

Françeska: Të erdhi me banane të goja dhe të qeshte buza nga ky manjaku që ti kishe nevojë të ruheshe.

Heidi: Nuk më qesht, ne debatuam.

Françeska: Ti je fallco moj Heidi. E nxore maskën për 2 sekonda. Ke 3 ditë rresht që qesh me Liamin. E ke bërë burrin e huaj të qajë te dhomë e rrëfimit.