Nën hetim nga SPAK , rishfaqet Vilma Nushi , merr tender përmes nipit

Në kohën kur ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është në një përballje me SPAK për koncesionet, procedura e të cilave sipas Prokurorisë është korruptive, rrethi i të akuzuarve përfshin zyrtarë publikë dhe biznesmenë që kanë përfituar nga firma e Beqajt si ministër.

Situata e Beqajt u rëndua që me dëshminë e ish-ministres Ogerta Manastirliu, e cila foli për kërcënime nga Beqaj për ti aprovuar dokumentet e koncesioneve pa “kundërshti”.

Në të njëjtën skemë është edhe fituesja e koncesionit të Check-Up, Vilma Nushi, e cila akuzohet zyrtarisht dhe është kallëzuar në SPAK nga Partia Demokratike për një përfitim prej 130 milionë euro për këtë koncesion.

Në një kohë kur vetë Nushi është nën  hetim dhe e ka të vështirë garimin nën tendera publik për shkak të pikasjes, Gazeta Jonë ka mësuar se sërish Nushi, përmes nipit të saj ka fituar një tjetër tender.

Nën hetim nga SPAK , rishfaqet Vilma Nushi , merr tender përmes nipit
Nën hetim nga SPAK , rishfaqet Vilma Nushi , merr tender përmes nipit
PRONËSIA AKTUALE E TRIMED

Bëhet fjalë për kompaninë e famshme që ka qenë në pronësi të Nushit, TRIMED. Kjo kompani tashmë zotërohet nga nipi i Vilma Nushit, Endrit Hido. Një tender i organizuar nga Klinika Stomatologjike në QSUT me vlerë 105 milionë lekë të vjetra, u fitua nga kompania TRIMED në rrethana të dyshimta.

MARIFETI/ Vilma Nushi nën hetim nga SPAK, a fitoi 105 mln tender duke u

Në garë nuk pati një konkurrencë reale, pasi garuan vetëm dy kompani, dhe tenderi u fitua nga TRIMED edhe pse kjo kompani kishte vlerën më të lartë për kryerjen e shërbimit të përcaktuar në tender si “Blerje materialesh stomatologjike për nevoja të KSU për vitin 2024”.

MARIFETI/ Vilma Nushi nën hetim nga SPAK, a fitoi 105 mln tender duke u

Si u fitua ky tender? A është Endrit Hido ‘mbulesa’ për të aplikuar në tenderat e kompanisë TRIMED? Marifetet kanë ndryshuar dhe paratë xhirohen në llogari me çdo lloj mënyre…!

Shumë thonë “çfarë bën SPAK?!” – Po çfarë të bëjë SPAK me gjithë këtë llum korrupsioni dhe krimi që ka pushtuar vendin?!