Jeta është një grua 48 vjeçe e cila vjen nga një fshat i Ballshit. Kur ishte e vogël ajo ka vuajtur shumë dhe është trajtuar shumë keq nga familja. Prej kohësh ajo e ka ndërtuar jetën e saj në Itali, ndërsa në Shqipëri dyert për të janë të gjitha të mbyllura, pasi asnjë i afërm nuk e takon.
Në rubrikën “Kam një mesazh për ty” në emisionin “E Diela Shqiptare”, ajo ka rrëfyer se fëmijëria e saj ka qenë e vështirë dhe plot vuajtje dhe se është martuar dy herë pa dëshirë nga prindërit e saj. Herën e parë ajo është martuar në moshën 19-vjeçare më një burrë që aso kohe ishte 30 vjeç. Pas martese Luljeta tregon se është keqtrajtuar shumë në shtëpinë e burrit madje edhe nga vjehrri dhe vjehrra e kur ngeli shtatzënë vendosi të kthehej në shtëpinë e prindërve. Në atë kohë asaj i është dashur t’i dalë kundër edhe nënës dhe motrave të saj të cilat pasi mësuan se Jeta ishte shtatzënë i kërkuan asaj ta hiqte fëmijën.
Jeta: Kur kam qenë e vogël kam vuajtur shumë dhe jam trajtuar keq nga familja. Pas fëmijërisë së vështirë më kanë martuar të vogël.
Ardit Gjebrea: Sa vjeçe të kanë martuar?
Jeta: 19 vjeçe. Dhe pa lejen time. Nuk më kanë pyetur.
Ardit Gjebrea: E njihje burrin?
Jeta: Jo. Vetëm kur erdhi më thanë që ka ardhur edhe më parë. Vendosën ata, jo unë. Dhe ishte më i madh se unë në moshë.
Ardit Gjebrea: Sa vjet ishte më i madh?
Ardit Gjebrea: 11 vite diferencë. Si shkoi martesa e parë?
Jeta: Nuk shkoi mirë martesa. Unë ngela shtatzënë dhe u thashë të shtëpisë se nuk shkoj mirë. Mami me motrat më thanë vrite fëmijën.
Ardit Gjebrea: Vrite fëmijën! Ti çfarë bëre?
Jeta: Nuk e vrava, nuk i dëgjova ato. Babi nuk dinte gjë. Se punonte me naftën, nuk e dinte ç’ndodhte në shtëpi. Kur vjen babi në Ballsh në spital i thashë që nuk dua të kthehem atje.
Ardit Gjebrea: Në shtëpinë e burrit?
Jeta: Më trajtonin keq, vjehrra më vjehrrin më shumë. Kur dola nga ditët erdhi babi më mori. Kam vajtur në fshat dhe mami tha “çoje vajzën atje, nuk do e mbajmë”.
Ardit Gjebrea: Po pse kjo sjellje e nënës?
Jeta: Sikur isha e huaj. Nuk e di edhe në jetimore ta marrësh fëmijën nuk duhet ta trajtosh kështu.
Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi më pas?
Jeta: U ktheva në shtëpi, mami thoshte “do e çosh”, unë nuk thosha nuk e çoj, babi tha “mirë nuk do e çojmë vajzën”.
Ardit Gjebrea: Si e ka emrin vajza?
Jeta: Luljeta.