Protestës për rritjen e çmimeve i është bashkuar dhe nënë Liza, të cilës disa javë më parë iu shembë shtëpia nga projekti i Unazës së Madhe.

Ajo është prekur nga rritja e çmimeve më shumë se çdo kategori tjetër për shkak edhe të kushteve të vështira të banimit. Në protestë ajo deklaroi se kishte mbi 10 ditë që nuk blenë qumësht për shkak të çmimit që ai kishte.

Po ashtu ajo ka dal për të kërkuar edhe të drejtën e saj për shembjen e shtëpive dhe nuk kanë pranuar banesat sociale. Po ashtu nuk e ka kursyer ironinë dhe për ministren e bujqësisë.

“Këto nuk dinë asgjë, thotë ministria duhet të mbillet gruni në mars e misri në tetor, s’kanë ide fare për bujqësinë, s’dinë as kur kanë familjet e tyre, këta janë kriminelët më të mëdhenjtë,” tha ajo.